Politike

"Duhet mbështetje financiare"/ Avokati Popullit në Kuvend, raporton Erinda Ballanca: Vetëm 23% e rekomandimeve janë zbatuar

Gjatë raportimit të saj në Kuvend, Ballanca tha se 40% e rekomandimeve ndonëse janë të pranuara, nuk kanë gjetur zbatim tërësor.

30 Tetor 2025, 17:55 Nga E.d
"Duhet mbështetje financiare"/ Avokati Popullit në Kuvend,
Erinda Ballanca

TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka deklaruar sot se vetëm 23% e rekomandimeve të avokatit të popullit janë zbatuar. Gjatë raportimit të saj në Kuvend, Ballanca tha se 40% e rekomandimeve ndonëse janë të pranuara, nuk kanë gjetur zbatim tërësor.

Në lidhje me këtë ajo tha se duhet mbështetje financiare. Në fund, ajo tha se ky raport është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin, në një kohë ku në mbarë botën po vihet në provë. 

“Në 3 legjislatura kanë pasur fatin të paraqes këtë raport dhe kam qenë dëshmitare e hapave para dhe pas të institucionit. Nisme punën projektligjin e ri për avokatin e popullit. Është një përpjekje për të sjellë institucionin në një nivel tjetër përgjegjësie. Synojmë që përmes nesh qytetarët të kenë më shumë garanci për të drejtat. Ajo që është sfidë, është zbatimi i rekomandimi i avokatit të popullit, ku vetëm 23% janë të zbatuara plotësisht ndërsa 40% ndonëse janë të pranuara, nuk kanë gjetur zbatim tërësor. Rekomandime të pazbatuara dhe pse të pranuara janë 14%, vetëm 7% janë refuzuar. Duhet mbështetje më e madhe financiare.

Ky raport është një detyrim Kushtetues, nëpërmjet të cilit Avokati i Popullit informon Kuvendin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ky raport është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin, në një kohë ku në mbarë botën po vihet në provë. Viti 2024 është karakterizuar nga zhvillimet globale për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e ligjit. Raportet e KE, e institucioneve të tjerë ndërkombëtare, konstatojnë një prirje shqetësuese që quhet ‘Proceset Graduale të Erozionit Institucional’, ku qeveritë demokratike dëmtojnë mekanizmat, kufizojnë liritë apo minojnë institucionet e pavarura. Këto tendeca janë evidentuar në 60% të shteteve për vitin 2024. Pra nuk është vetëm Shqipëria, por ka shumë vend e që kanë përjetuar rënie të treguesve të ligjit për shumë vite me radhë”, tha Ballanca./Dosja.al

erinda ballanca  23% e rekomandimeve kuvend

Sondazh

Poll