Sport

VIDEO / Shpendi shtyn drejt fitores së radhës Cezenën!

Në renditjen e Serie B, Cezena mban pozicionin e 3-të, 20 pikë, 1 më pak se Modena kryesuese.

29 Tetor 2025, 23:15 Nga DOSJA
VIDEO / Shpendi shtyn drejt fitores së radhës Cezenën!

ITALI - Ekipi i Cezena ka luajtur javën e 10-të në Serie B, teksa ka korrur një fitore të rëndësishme ndaj Carrarese me shifrat 2-1. Sulmuesi i Kombëtares Cristian Shpendi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 34 përmes 11-metërshit. Në pjesën e dytë dyfishoi Berti, kurse rrjeta e Finnoto vlejti sa për statistikë.


Në 3 ndeshjet e fundit, Cezena numëron 3 fitore, kurse Cristian Shpendi në këtë segment takimesh e ka gjetur golin në 2 raste, futbollisti i momentit në ekip. Në renditjen e Serie B, Cezena mban pozicionin e 3-të, 20 pikë, 1 më pak se Modena kryesuese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll