29 Tetor 2025, 23:06
Nga DOSJA
ITALI - Interi fitoi bindshëm 3–0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Serie A, duke u rikthyer menjëherë te fitorja pas humbjes së rëndë në Napoli. Me këtë sukses, skuadra e trajnerit Cristian Chivu ngjitet në vendin e tretë me 18 pikë, në krah të Milanit të Massimiliano Allegrit.
Zikaltrit dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke u përplasur për më shumë se një orë me murin mbrojtës të Fiorentinës dhe me një De Gea në formë të shkëlqyer, i cili shpëtoi skuadrën e tij me disa pritje spektakolare.
Avantazhi erdhi nga një goditje e fuqishme nga distanca e Hakan Çalhanoglu, që u ndal në cepin e portës. Më pas, kroati Suçiç realizoi golin e parë të tij me fanellën zikaltër pas një kombinimi të shkëlqyer me Lautaro Martínez.
Në minutat e fundit, Fiorentina pësoi goditjen përfundimtare: Viti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli ndaj Bonny-t, dhe Çalhanoglu shënoi sërish nga penalltia për rezultatin 3–0.
Skuadra e Piolit, megjithëse rezistoi për më shumë se një orë, bëri shumë pak për të merituar një rezultat pozitiv. Fiorentina mbetet në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë pas nëntë javësh, ende pa fitore, ndërsa e ardhmja e trajnerit Pioli duket gjithnjë e më e pasigurt.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Tetor 2025, 22:58
TIRANE - Dinamo e Ilir Dajës ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, duke triumfuar me re...
Sport
29 Tetor 2025, 19:30
BELGJIKE - Radja Nainggolan (37) ka sulmuar ashpër ish-trajnerin e Belgjikës, Robert Martinez, i cili nuk mbështetej më te lojt...
Sport
29 Tetor 2025, 19:00
SPANJE - Pedri González është lojtari më i fundit në listën e gjatë të lojtarëve të lënduar ...
Sport
29 Tetor 2025, 18:30
SPANJE - Vinícius Jr. shpërtheu në zemërim ndaj trajnerit të tij Xabi Alonso gjatë El Clasico kundër Barç&eum...
Sport
29 Tetor 2025, 18:00
FRANCE - Në një intervistë me Ici Paris Île-de-France dhe departamentin sportiv të Radio France, Vitinha foli hapur për ro...
Sport
29 Tetor 2025, 17:30
ANGLI - Ndërsa Liverpool FC po kalon një krizë të rëndë rezultatesh (5 humbje në 6 ndeshjet e fundit), trajneri i saj, Arne...
Sport
29 Tetor 2025, 17:00
SPANJE - “Këpuca e Artë” Evropiane e sezonit 2024-2025 do t'i jepet fituesit të saj, Kylian Mbappé, të premten.&nb...
Sport
29 Tetor 2025, 16:30
ZVICER - IFAB, organi qeverisës i Rregullave të Lojës, publikoi propozimet kryesore të shqyrtuara nga paneli i tij Këshillues Teknik ...
Sport
29 Tetor 2025, 16:00
Ferland Mendy, Aurélien Tchouaméni dhe Eduardo Camavinga, tre lojtarë francezë të trajnuar në Francë dhe të shitur...
Sport
29 Tetor 2025, 15:37
TIRANE - Kur e kuptuan impaktin dhe gabimin e rëndë që me sa duket ka të bëjë me gabimin e terminologjisë nga ankimimi te k...