Sport

VIDEO / Dinamo fiton derbin me Partizanin, Tirana thyhet në shtëpi nga Elbasani, Flamurtari befason, mund Vllazninë kryesuese

Shkodranët tentuan të dilnin me pikë nga ky takim, por në fund, ata që festuan ishin vlonjatët, për fitoren e tyre të parë të sezonit që gjithësesi i lë në vendin e fundit me 5 pikë, një më pak se Tirana.

29 Tetor 2025, 22:58 Nga DOSJA
VIDEO / Dinamo fiton derbin me Partizanin, Tirana thyhet në shtëpi nga

TIRANE - Dinamo e Ilir Dajës ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në “Elbasan Arena”. Bluve iu deshën vetëm 20 minuta në pjesën e dytë për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të vulosur suksesin.

Goli i Atanaskoskit në minutën e 54-të zhbllokon rezultatim duke i dhënë avantazhin Dinamos, ndërsa në minutën e 75-të, Neziri shënoi golin e dytë, duke siguruar tri pikë me shumë vlerë për skuadrën e Dajës.

Në krahun tjetër, kjo ndeshje shënon humbjen e parë për trajnerin e Partizanit, Oltjon Kërnaja, që pas disa rezultateve pozitive, u ndal pikërisht në derbin e “vogël” të kryqytetit. 

Ndërkohë po në kryeqytet, Elbasani ka dhuruar një paraqitje spektakolare në “Arenën Kombëtare”, duke mposhtur Tiranën me rezultatin e thellë 4-1 dhe duke u rikthyer mes skuadrave pretendente për kreun e Kategorisë Superiore.

Verdheblutë e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke dominuar ritmin dhe duke shënuar dy gola në fundin e pjesës së parë me Tsage në minutat 38 dhe 43.

Tirana u përpoq të reagonte në pjesën e dytë dhe arriti të ngushtonte diferencën me Tabekun në minutën e 65-të, duke rikthyer shpresën për “bardheblutë”.

Gjithësesi Aventura për t'u hedhur në sulm në kërkim të barazimit i kushtoi shumë bardhebluve që pësuan erdhe dy gola të tjerë deri në fund. Fillimisht me Ze Gomes në minutën e shtesë dfhe po në vazhdim të shtesës Diallon con shifrat në 1-4.

Kjo humbje me shumë mundësi pritet t'i kushtojë pozicionin e trajnerit Bodin që do të zëvendësohet nga ish-trajneri i Shkëndijes së Tetovës, Ardian Nuhiji.

Megjithatë surprizën e bëri Flamurtari në këtë javë të 9-të të Superiores. Vlonjatët në vend të fundit deri në këto momente arriti të mund Vllazninë kryesuese.

Takimi i luajtur në Vlorë ishte i luftuar, por goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 73-të nga Marku me penallti, e cila erdhi në mënyrë të çuditshme pas një goli të anuluar vetëm pak momente më parë.

Shkodranët tentuan të dilnin me pikë nga ky takim, por në fund, ata që festuan ishin vlonjatët, për fitoren e tyre të parë të sezonit që gjithësesi i lë në vendin e fundit me 5 pikë, një më pak se Tirana.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll