Aktualitet

Tentuan ta eleminonin me shpërthim të kontrolluar në makinë në kryeqendrën e veriut! Enea Busukja jep dëshminë para bluve: Nuk kam konflikte...

Mësohet se 38-vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka asnjë dyshim se nga kush mund t'i ketë ardhur kjo ngjarje e rëndë.

29 Tetor 2025, 09:24 Nga M.L
Tentuan ta eleminonin me shpërthim të kontrolluar në makinë
Enea Busukja

SHKODËR- Enea Busukja, ndaj të cilit u krye një atentat me tritol në makinë në lagjen “Ndoc Mazi” një ditë më parë, ka dhënë dëshminë para efektivëve të policisë. Mësohet se 38-vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka asnjë dyshim se nga kush mund t'i ketë ardhur kjo ngjarje e rëndë.

Busukja: Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk kam asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.

Atentati ndaj punonjësit te Tatimeve në Shkodër ndodhi mesditën e djeshme ku blute bënë me dije se tritoli në makinën e tij ka shpërthyer teksa ky i fundit ka hyrë në makinë. Nga shpërthimi Busukja mbeti i lënduar dhe ndodhej në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, por deri tani nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese./Dosja.al

enea busukja atentat me tritol ne shkoder

Sondazh

Poll