Aktualitet

Tjetërsime pronash dhe ndërtime pa leje! Prokuroria e Lezhës lëshon 10 urdhërarreste, mes tyre zyrtarë të Hipotekës dhe punonjës policie

Mësohet se mes të ndaluarve ka punonjës policie, ndërsa të përfshirë dyshohet se janë edhe punonjës të zyrës të Hipotekës në Lezhë.

29 Tetor 2025, 08:37 Nga M.L
Tjetërsime pronash dhe ndërtime pa leje! Prokuroria e Lezhës
Foto ilustruese

LEZHË- Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Lezhë, ku janë lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimeve pa leje në zonat e Patokut dhe Shëngjinit. Mësohet se mes të ndaluarve ka punonjës policie, ndërsa të përfshirë dyshohet se janë edhe punonjës të zyrës të Hipotekës në Lezhë.

Burime për mediat bëjnë me dije se hetimet për këtë çështje janë nisur prej kohësh dhe drejtohen nga prokurorja Iva Harka. Masat e arrestit janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, ndërsa operacioni vijon ende. Sakaq nuk janë bërë ende publik emrat dhe detajet e personave të përfshirë.

Sondazh

Poll