28 Tetor 2025, 10:45
Nga I.A
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër për qëndrimin e shqiptarëve në rrjetet sociale, që sipas tij e trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik. Përmes një reagimi në Facebook, Rama shkruan se Gjykata Speciale në Hagë ka dalë komplet nga binarët për të cilët u ngrit. Në fund, Rama thekson se kur gjykatës në Hagë t'i ketë mbetur vetëm njolla e turpit, emri i Thaçit do të mbahet përgjithnjë si dikush që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
"A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga objekti për të cilin u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!
Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, e urojnë të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës," shkruan Rama.
edi rama hashim thaçi
Politike
28 Tetor 2025, 09:28
M.L
Diella
GREQI- Lajmi për shtatzaninë e Ministres Aritificiale, Diella, ka marrë jehonë të gjerë në mediat ndërk...
Politike
28 Tetor 2025, 09:25
M.L
Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku po zhvillohet seanca par...
Politike
28 Tetor 2025, 08:58
M.L
Ilir Rusi
TIRANA- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi deklaroi se vetëm 2/3 e buxhetit të kërkuar nga KLG...
Politike
28 Tetor 2025, 08:49
M.L
Foto ilustruese
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi të dielën emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore në ...
Politike
28 Tetor 2025, 08:35
M.L
Ilir Rusi
TIRANA- Drejtuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi pas mesnatës paraqiti në Kuvend raportin për...
Politike
27 Tetor 2025, 22:55
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, gjasat për të cilat u rritën dukshëm më 26...
Politike
27 Tetor 2025, 22:45
E. D
Artur Metani
TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka theksuar se sistemi gjyqësor shqiptar...
Politike
27 Tetor 2025, 21:33
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmjen e sotme se është i bindur se e kanë dashur të ...
Politike
27 Tetor 2025, 21:32
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i pyetur për Aeroportin e Vlorës tha se formula është gabim pasi shteti nu...
Politike
27 Tetor 2025, 21:31
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. I ftuar në emisionin '&C...