Politike

Raportimi në Kuvend! Kreu i KLGJ: Është miratuar 2/3 e buxhetit të kërkuar! Kërkesa konstante për infrastrukturën nuk miratohet nga fondet përkatëse

Gjatë raportimit të tij në Kuvend pas mesnatës, Rusi shtoi se 90% e tij shkojnë për paga ndëra pjesa tjetër për investime kapitale.

28 Tetor 2025, 08:58 Nga M.L
Raportimi në Kuvend! Kreu i KLGJ: Është miratuar 2/3 e buxhetit
Ilir Rusi

TIRANAKreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi deklaroi se vetëm 2/3 e buxhetit të kërkuar nga KLGJ-ja është miratuar. Gjatë raportimit të tij në Kuvend pas mesnatës, Rusi shtoi se 90% e tij shkojnë për paga ndëra pjesa tjetër për investime kapitale. Më tej ai theksoi se kërkesa konstante për infrastrukturën, për Gjykatat në disa qytetet të vendit dhe ende nuk janë miratuar asnjë nga fondet përkatëse.

“Sa herë kërkojmë nuk jepen të gjitha. Në vitin 2024, janë dhënë 2/3 e buxhetit të kërkuar nga KLGJ. Në këto, 90% e tyre janë për paga dhe shërbime operative. Nëse bëhet financimi për paga, është detyrim. 10% e tyre kanë qenë për investime kapitale. Edhe në 2025, rezulton e njëjta situatë. Jemi në kushtet kur rreth 30% e buxhetit të kërkuar nuk miratohet nga ana e Kuvendit. Ai buxhet që miratohet shkon për paga e sigurime shoqërore, dhe rreth 12% e tyre shkojnë për investime kapitale. Ka qenë kërkesë konstante për infrastrukturën, gjykatën e shkallës së parë në Tiranë, e Apelit, për Beratin, Fierin, Durrësin, e Lezhës, Shkodrës, Kukësit dhe asnjë nuk janë miratuar fondet përkatëse. E treta, kanë qenë financimet për sigurinë në gjykata. I vetmi vit buxhetor kur janë miratuar financimet për sigurinë në gjykata ka qenë viti 2022. Në vitet 2023-2024, me gjithë kërkesat tona, nuk është miratuar ky zë në lidhje me sigurinë në gjykata nëpërmjet pajisjeve të teknologjisë si kamera, sinjalizues, detektorë”, tha Rusi.

Sondazh

Poll