28 Tetor 2025, 13:15
Nga Elton Qyno

TIRANË- Një kërkesë e re e depozituar nga avokati Gentian Romano, që përfaqëson të pandehurin Henrik Hoxhaj, synon ripyetjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej. Henrik Hoxhaj ka qenë krahu kryesor i Nuredin Dumanit në kryerjen e vrasjeve me pagesë në segmentin rrugor Durrës, Rrogozhinë, Tiranë, Elbasan.
Vetë Henrik Hoxhaj në seancën e sotme ishte paraqitur me një patericë, ndërsa me vete kishte marrë dhe një palë tespihe ngjyrë bezhë, të cilat i tunde gjatë gjithë kohës që fliste avokati i tij, Gentian Romano. Siç u parashtrua nga avokatët në sallën e gjyqit, gjykata, në seancën e parë ka marrë vendim për mbylljen e fazës procedurale të pyetjes së Erjon Alibej.
Por sipas avokatit Romano, ezaurimi i plotë i pyetjes së tij nuk është kryer dhe në kushtet kur kanë lindur pyetje të tjera dhe prova të reja, duhet të ripyetet për disa momente të tjera. Romano dhe avokatia Elda Zotaj, kanë kërkuar që gjykata të revokojë vendimin e marrë një seancë më parë, duke lejuar vijimin e marrjes në pyetje të bashkëpunëtorit të prokurorisë, Erjon Alibej.
Veç kësaj kërkese dy avokatët e mësipërm shpalosën para gjykatës një listë të personave që duhet të thirren si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor me qëllim qartësimin e ngjarjeve dhe momenteve episodike të ngjarjeve kriminale.
Kështu dy avokatët Romano dhe Zotaj kërkuan që në gjykatë të thirren si dëshmitarë personat si më poshtë vijon:
Megi Skëndaj alias Kila, ish-shoqe e Erjon Alibej, Dervish Hasi alias "Hoxha" ku grupi herë pas herë blinte armët, Elton Roci alias "Fat Katnari" njeriu që ka nxjerë në pritë Arjan Spahiu në Belgjikë, Nazmi Shuli ish-shef policie në komisariatin e Durrësit, Aleksandër Baho shok i Erjon Alibej ku grupi blinte armët, Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit, Arben Spahiu kunati i Erjon Alibej, Arsen Preçi "postieri" i Erjon Alibej, Pëllumb Baho babai i Sandër Bahos, Oltion Fernuti "Pilo", Bujar Gërmizi i "forti" i Kukësit, Agim Karabashi alias "Baca" që ka strehuar Dumanin në Gjilan të Kosovës, Agim Gjini, Shaban Zeqiri, Dashnor Dumani vëllai i Nuredin Dumanit, Talo Çela, dy të dashurat e Dumanit, Gela Kanina dhe Mirjetë Hajdini, Altin Skëndaj, Erion Nikolla, Kamer Mehja, Flobenc Meçja, Genc Tafili, Leonard Dumi, Lorenc alias Florenc Çapja, ish-polici Leonard Palushi, Irfan Idrizi, Artur Hoxhosmani nga Burreli i arrestuar nga SPAK për trafik droge, punonjësi i policisë Krenar Guçe, ish drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Leonard Dallkja, avokati Demir Ciftja, Ilir Lloshi alias "Licja" anëtar i grupit "Çopja", drejtori i krimeve të rënda, Neritan Nallbati.
Nga ana tjetër prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu, kërkoi mos pranimin e kërkesës së avokatëve, pasi shumë dëshmitarë nuk kanë asnjë lidhje me rrethanat dhe faktet e ndodhjes së krimeve të rënda.
"...Duhet të qartësohet kërkesa dhe të jepet me shkrim në mënyrë që dhe ne si përfaqësues të akuzës, të japim argumentet tona me shkrim për cilindo dëshmitar që kërkohet të thirret në gjyq..."- tha prokurorja.
Pas kësaj, gjykata e kryesuar nga Engjëllushe Tahiri u tërhoq për vendim. Të gjitha këto kërkesa të ngritura nga dy avokatët Gentian Romano dhe Elda Zotaj, gjykata vendosi se do shprehet me vendim pasi të jetë ezauruar pjesa e marrjes në shqyrtim të provave shkresore dhe dëshmitarëve të prokurorisë SPAK./Syri.net
gentian romano erion alibej henrik hoxhaj
Aktualitet
28 Tetor 2025, 12:34
M.L
Foto ilustruese
KUKËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka ...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 12:16
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se makina e djegur...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 12:07
I.A
Pamjet
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj punonjësit te Tatimeve në Shkodër Enea Busukja. Mësohet ...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 12:01
I.A
Enea Busukja
SHKODËR- Enea Busukja është punonjësi i Tatimeve që ka pre e atentatit ditën e sotme në Shkodër. Teksa...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 11:57
M.L
Lenadro Shametaj
VLORA- Personi që shihni në foton e mësipërme është Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi jet&eu...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 11:54
M.L
SHKODËR- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur veriun e vendit pak çaste më parë, ku raportohet se punonjësit të...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 11:53
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol mesditën e sotme në Shkodër. Më...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 11:47
M.L
Pamje nga vendngjarja
SHKODRA- Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur këtë mesditë n&e...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 10:58
M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Seanca paraprake për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë është shtyrë sërish sot në GJKKO....
Aktualitet
28 Tetor 2025, 10:41
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se është vendosur të sekuestrohen të gjitha pasuritë e paluajtshme t...