Politike

"Veliajn e "hoqi qafe" se donte t'i zinte vendin"/ Ahmetaj: Pendohem për dashurinë ndaj Ramës

Duke u ndalur te inceneratorët, Ahmetaj deklaroi se nuk pendohet pse i kundërshtoi por pendohet vetëm për dashurinë vëllazërore ndaj Ramës.

27 Tetor 2025, 21:31 Nga I.A
"Veliajn e "hoqi qafe" se donte t'i zinte vendin"/
Arben Ahmetaj

TIRANË-  Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live', Ahmetaj deklaroi se Rama e hoqi qafe Veliajn si një nga njerëzit që donte t’i zinte vendin. Duke u ndalur te inceneratorët, Ahmetaj deklaroi se nuk pendohet pse i kundërshtoi por pendohet vetëm për dashurinë vëllazërore ndaj Ramës.

Rama, Veliajn e hoqi qafe si një nga ata që donte t’i zinte vendin. Dhe pastaj doli e qante, si ata që të vrasin dhe pastaj të qajnë. Ç’a nuk i kanë bëra familjes sime, e kanë shkatërruar. Nuk pendohem pse kam kundërshtuar inceneratorët. Pendohem pse kam pasur dashuri gati vëllazërore ndaj një njeriu që ka thikë në dorë për njerëzit rreth e rrothull”, deklaroi Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll