Aktualitet

17-vjeçari humbi jetën tragjikisht në aksidentin e Vlorës, flet gjyshi i Leandro Shametajt: Shoferi i dehur ishte me shpejtësi 200 km/orë! Nuk na japin djalin ta shohim...

Më tej ai theksoi se kjo po ndodh pasi mjeku ligjor nuk ka mbërritur për të kryer procedurat përkatëse, edhe spse kanë kaluar më shumë se 8 orë nga momenti i ngjarjes.

28 Tetor 2025, 09:08 Nga M.L
17-vjeçari humbi jetën tragjikisht në aksidentin e Vlorës,
Gjyshi i 17-vjeçarit të aksidentuar

VLORË- Gjyshi i Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që humbi jetën pas mesnatës së së hënës në një aksident të rëndë në Vlorë, ka rrëfyer se automjeti tip “Porsche”, që e përplasi të riun në mes të rrugës, po lëvizte me shpejtësi marramendëse prej 200 km në orë, duke shtuar se nipi i tij po kthehej nga puna në mesnatë kur ndodhi tragjedia.

Në një prononcim për mediat, gjyshi i të ndjerit tha se familjarët ende nuk kanë mundur të marrin trupin e 17-vjeçarit. Më tej ai theksoi se kjo po ndodh pasi mjeku ligjor nuk ka mbërritur për të kryer procedurat përkatëse, edhe spse kanë kaluar më shumë se 8 orë nga momenti i ngjarjes.

“Më është aksidentuar djali i vajzës, jam gjyshi. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar. Kemi ardhur në morgun e Vlorës, prej 8 orësh. Nuk vjen mjeku ligjor të bëjë punën. Shteti po na kthen shpinën. Nuk vjen as prokuroi dhe as mjeku ligjor. 30 policë këtu dhe nuk merr njeri masa. Një makinë na ka vrarë djalin, në bulevardin kryesor, ka ikur me 200 km/orë. Asnjë patrullë policie nuk i ka dalë përpara. Nuk më japin djalin ta shoh, nipi nuk është kriminel”, u shpreh ai./ Dosja.al

Sondazh

Poll