27 Tetor 2025, 13:08
Nga M.L
Berisha-Malltezi
TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestrove mbi pasuritë e tyre, të vendosura në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e njohur “Partizani”. Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila vendosi të lërë në fuqi masën e sigurimit pasuror, duke e konsideruar të ligjshme “ngrirjen” e disa pasurive të dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në këtë çështje janë të pandehur gjithsej pesë persona: ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Çështja do të gjykohet nga magjistratja Elsa Ulliri, e cila u përzgjodh pas hedhjes së shortit. Anëtarë të trupës gjykuese janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi. Prokuroria ka ngritur ndaj Berishës akuzën për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa ndaj Jamarbër Malltezit rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, akuzohen për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, lidhur me veprimtarinë e kompanisë “Homeplan”./ Dosja.al
Aktualitet
27 Tetor 2025, 11:24
M.L
Shkambi-Kalaja
TIRANA- Xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjon Shkambi kishte kërkuar të zbutet masa e s...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 10:42
M.L
Kalaja- Shkambi
TIRANA- Gjykata e Apelit bëri me dije se ka vendosur masën e arrestit me burg për Gjon Shkambin dhe punonjësin e s...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 10:05
M.L
TIRANA- Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka shkuar ditën e sotme në SPAK. Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokur...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 09:16
M.L
Beqë Shala
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë në Kosovë. Prokurori Beqë Shala...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 08:53
M.L
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Qarkullimi i mjeteve në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas është ndalur që në orët e...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 08:14
M.L
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjës. Mës...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 07:41
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Në Gjykatën e Apelit të Tiranës, aty ku ndodhi ngjarja tragjike që tronditi sistemin e drejtësisë...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 07:11
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme (27 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikoh...
Aktualitet
26 Tetor 2025, 21:09
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Shtabi i Emergjencave ka bërë bilancin e situatës dhe pasojave të shkaktuara nga moti i keq në ...
Aktualitet
26 Tetor 2025, 20:58
I.A
Pano Ruçi
GREQI- Shqiptari Pano Ruçi njoftoi sot vendimin e tij për t’u rikthyer çdo ditë në Sheshin Syntagma dhe...