Aktualitet

Përgjaket Lushnja! Sherri mes disa personave degjeneron në përdorimin e thikave, plagosen tre persona gjatë natës

Sipas burimeve për mediat nga policia, konflikti ka shpërthyer gjatë konsumimit të alkoolit, ndërsa dyshohet se përplasja ka nisur pas një debati të çastit që më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.

27 Tetor 2025, 08:14 Nga M.L
Përgjaket Lushnja! Sherri mes disa personave degjeneron në
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjës. Mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri mes tyre. Sipas burimeve për mediat nga policia, konflikti ka shpërthyer gjatë konsumimit të alkoolit, ndërsa dyshohet se përplasja ka nisur pas një debati të çastit që më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al

sherr me thika ne lushnje

Sondazh

Poll