Aktualitet

Dyshime për marrje rryshfeti! Me urdhër të Prokurorisë Speciale, arrestohet në vendin e punës prokurori Beqë Shala

Aksioni është zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

27 Tetor 2025, 09:16 Nga M.L
Dyshime për marrje rryshfeti! Me urdhër të Prokurorisë
Beqë Shala

KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë në Kosovë. Prokurori Beqë Shala, i cili ushtronte detyrën në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Aksioni është zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas njoftimit zyrtar nga Sistemi Prokurorial i Kosovës, Shala është prangosur në vendin e punës, ndërsa ndaj tij rëndon dyshimi për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”

Prishtinë, 27 Tetor 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

beqë shala arrestohet

Sondazh

Poll