27 Tetor 2025, 11:24
Nga M.L
Shkambi-Kalaja
TIRANA- Xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjon Shkambi kishte kërkuar të zbutet masa e sigurisë së tij, por u hodh pohstë nga Apeli dhe u la sërish në burg. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, gjatë seancës me dyer të mbyllura, xhaxhai i Elvis Shkambit, shpërtheu në lot dhe u shpreh se ndihej keq për atë çka kishte ndodhur. Më tej Shkambi ka deklaruar se nuk e dinte se nipi i tij do të kryente krimin e rëndë duke pretenduar se nëse do e dinte do e kishte parandaluar.
“I shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit Kalaja dhe kolegëve të tij. Nuk kam patur dijeni që nipi im të ketë patur armë, ta dija do e kisha parandaluar. Unë kam konflikte me vëllezërit e mi ndaj ma kanë vënë pas nëpër gjyqe nipin tim Elvisin pasi dyshonin se t’u bëja dredhira. Nuk kam pasur ndërmend ti zgjidhja me dhunë këto gjëra pasi kam 30 vjet që kam zgjedhur rrugën gjyqësore. Nëse do kisha zgjedhur dhunën, do e kisha bërë më përpara”, deklaroi i dyshuari, i cili më parë kishte kundërshtuar masën dhe ishte ankuar në shkallën e dytë.
Ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa nipi i tij Elvisi qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja duke e lënë të pajetë në podiumin ku dha vendimin e fundit, dhe më pas plagosi edhe Ragip dhe Ervis Kurti.
Po ashtu u shqyrtua edhe masa për Banush Koxhaj, për të cilin foli avokatja e tij. Mbrojtja kërkoi lirimin e punonjësit të gjykatës, i cili dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kryer kontrollin e duhur me detektor.
“Klienti im është i sëmurë”, shtoi avokatja, duke theksuar se Koxhaj ishte një punonjës i përkushtuar, por i patrajnuar, dhe kjo nuk ishte përgjegjësia e tij.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al
astrit kalaja elvis shkambi gjon shkambi
Aktualitet
27 Tetor 2025, 10:42
M.L
Kalaja- Shkambi
TIRANA- Gjykata e Apelit bëri me dije se ka vendosur masën e arrestit me burg për Gjon Shkambin dhe punonjësin e s...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 10:05
M.L
TIRANA- Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka shkuar ditën e sotme në SPAK. Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokur...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 09:16
M.L
Beqë Shala
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë në Kosovë. Prokurori Beqë Shala...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 08:53
M.L
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Qarkullimi i mjeteve në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas është ndalur që në orët e...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 08:14
M.L
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjës. Mës...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 07:41
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Në Gjykatën e Apelit të Tiranës, aty ku ndodhi ngjarja tragjike që tronditi sistemin e drejtësisë...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 07:11
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme (27 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikoh...
Aktualitet
26 Tetor 2025, 21:09
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Shtabi i Emergjencave ka bërë bilancin e situatës dhe pasojave të shkaktuara nga moti i keq në ...
Aktualitet
26 Tetor 2025, 20:58
I.A
Pano Ruçi
GREQI- Shqiptari Pano Ruçi njoftoi sot vendimin e tij për t’u rikthyer çdo ditë në Sheshin Syntagma dhe...
Aktualitet
26 Tetor 2025, 16:54
I.A
Permbytje
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se qarku i Shkodrës është më i prekuri nga reshjet e ditës së ...