Aktualitet

"A e ke pas dashnore Zanën"/ Babai vrau djalin 37-vjeçar, si nisi sherri banal mes tyre: Do të të zhduk! Mos mendo se po flet me ato dy pijanecët 

Në dosje, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, pas fjalëve fyese që kanë nisur nga Asimi kundrejt babait 74-vjeçar. Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin dhe ka goditur djalin e tij.

25 Tetor 2025, 19:01 Nga E. D
"A e ke pas dashnore Zanën"/ Babai vrau djalin
Babai dhe viktima

TIRANË- Detja të reja janë zbuluar për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij Hekuran Gjoni, ngjarje e ndodhur natën e 1 shkurtit të këtij viti. Në dosjen e siguruar nga gazetarja, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, pas fjalëve fyese që kanë nisur nga Asimi kundrejt babait 74-vjeçar. Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin dhe ka goditur djalin e tij.

“E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Brunilda Hekuran Shetro e cila ka shpjeguar se: Ka rreth një muaj që ndodhet në banesën e babait të saj. Rreth orës 19.00 ajo së bashku me prindërit është ulur për të ngrënë bukë, dhe në një moment në banesë është futur vëllai Asimi i cili është ulur në tavolinë me ta. Sipas saj babai Hekurani kishte pirë pak alkool dhe në këtë kohë Asimi ka vazhduar ta ngacmonte duke i shprehur fjalët “a e ke pas dashnore Zanën, dhe pas dashnor këtë, ka pas dashnor atë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.

Në deklarues i ka kërkuar të vëllait që mos ta ngacmonte më, pasi kishte pirë dhe po kështu dhe ai më pas dukej i skuqur në fytyrë por ai përsëri ka vazhduar ta ngacmojë. Më tej Asimi i është drejtuar me fjalët “Ej mos po kujton se po flet me ato dy pijanecët lart, duke nënkuptuar vëllezërit e tjerë dhe e ka kërcënuar duke i thënë që të zhduk dhe të ta marr jetën”.

Më tej deklaruesja thekson se “Asimit i është drejtuar me fjalët “që ke vret babën tënd”, por ai është ngritur në këmbë dhe ka kapur babain nga rrobat duke e ngritur lart dhe ju është drejtuar përsëri me fjalët që të vras. Më tej ajo i ka thënë që si nuk i vjen turp që i flet babait ashtu dhe Asimi e ka shtyrë denoncuesen duke e rrëzuar në tokë. Në këtë moment babai është ngritur dhe ka kapur thikën mbi tavolinë dhe është konfrontuar me Asimin, të cilin e ka qëlluar me thikë”, thuhet në dosje.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 1 shkurtit në Tiranë. Fillimisht babai, Hekuran Gjoni dhe djali, Asim Gjoni kanë nisur të debatojnë verbalisht midis tyre. Në debat e sipër 74-vjeçari Hekuran Gjoni e ka goditur me shpullë djalin e tij Asim Gjonin. Në këtë moment djali është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur babain, i cili është rrëzuar në tokë.

Në këtë moment ka ndërhyrë vajza e 74-vjeçarit dhe motra e Asim Gjonit, duke i kërkuar vëllait të saj që të mos e godasë babain. 34-vjeçari ka goditur dhe të motrën. Në këtë moment, 74-vjeçari është ngritur në këmbë ka marrë thikën që ishte në tavolinën e bukës dhe ka goditur disa herë 37-vjeçarin Asim Gjoni. Më pas, menjëherë ai është dërguar në spital ku për shkak të plagëve ka humbur dhe jetën./Dosja.al

asim gjoni hekuran gjoni

Sondazh

Poll