Sport

Për ‘El Clasicon’, Barça do të veshë një fanelë të veçantë, e sponsorizuar nga Ed Sheeran…

Në mesin e tetorit, FC Barcelona zbuloi fanelën speciale që lojtarët e saj do të veshin të dielën (ora 16:15) gjatë ‘El Clasicos’ kundër Real Madridit. Është një bashkëpunim me këngëtarin britanik Ed Sheeran.

26 Tetor 2025, 09:30 Nga DOSJA
Për ‘El Clasicon’, Barça do të veshë një
Fanela që do të veshë FC Barcelona të dielën

SPANJE - Si pjesë e partneritetit XXL të nënshkruar me Spotify në vitin 2022, FC Barcelona ka shumëfishuar bashkëpunimet e saj me artistë për të publikuar fanela të veçanta.

Logoja e Spotify, e cila i jep emrin Camp Nou, ia lë vendin një logoje të personalizuar të artistit. Tetor 2022: Drake. Mars 2023: Rosalia. Tetor 2023: Rolling Stones. Prill 2024: Karol G. Tetor 2024: Coldplay. Prill 2025: Travis Scott. Dhe kështu, Tetor 2025: Ed Sheeran.

Këtë të diel (ora 16:15) për ‘El Clasicon’ kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu, që llogaritet si dita e 10-të e La Ligës, lojtaret e Barçës do të veshin fanelën e tyre të shtëpisë me logon e albumit të tetë të këngëtarit anglez, të titulluar "Play" dhe të publikuar në shtator. Ekipi i femrave të FC Barcelona e kishte veshur këtë fanelë të dielën e kaluar kundër Granadës (2-0).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)

Këto operacione marketingu nuk janë të reja: ato përfshihen në marrëveshjen e sponsorizimit që e ka lidhur Barçën me platformën suedeze të transmetimit, Spotify, që nga marsi i vitit 2022. Ndërsa shuma e partneritetit nuk është bërë publike, ajo vlerësohet në 70 milionë euro në vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll