Sport

VIDEO / Napoli rigjen fitoren, thyhet Interi në “Maradona”!

Goli i vetëm për Interin erdhi nga Çalhanoglu me penallti në të 59-ën. Me këtë fitore Napoli ul euforinë e Interit dhe i merr kreun e kampionatit Milanit.

25 Tetor 2025, 20:36 Nga DOSJA
VIDEO / Napoli rigjen fitoren, thyhet Interi në “Maradona”!

ITALI - Napoli është rikthyer te fitorja pas humbjeve në Serinë A javën e shkuar dhe disfatës së thellë në Champions. Skuadra e Kontes triumfoi me rezultatin 3-1 kundër Interit në stadiumin “Maradona”.

De Bruyne ishte ai që zhbllokoi shifrat për vendasit, falë një penalltie të fituar nga Di Lorenco, por më pas ai u detyrua të linte fushën i dëmtuar. Kështu u mbyll pjesa e parë.

45 minutat e dyta folën më shumë për “axurrët” që shënuan dy gola me Mek Tominej dhe Angisa. Goli i vetëm për Interin erdhi nga Çalhanoglu me penallti në të 59-ën. Me këtë fitore Napoli ul euforinë e Interit dhe i merr kreun e kampionatit Milanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll