Sport

Xabi Alonso për El Clasicon: “Ndeshja është e veçantë, por s’na ndryshon rutinën…”

Pavarësisht vëmendjes së madhe në “El Clasico”, Alonso zbuloi se do t’i afrohet fundjavës si çdo fundjavë tjetër, duke refuzuar të ndryshojë ritmin e tij përpara duleit të madh në “Bernabeu”.

25 Tetor 2025, 18:28 Nga DOSJA
Xabi Alonso për El Clasicon: “Ndeshja është e

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka folur para “El Clasicos” ndaj Barcelonës, duke thënë se synojnë fitoren, por për këtë i duhet përkrahja e madhe e tifozëve në stadium. Pavarësisht vëmendjes së madhe në “El Clasico”, Alonso zbuloi se do t’i afrohet fundjavës si çdo fundjavë tjetër, duke refuzuar të ndryshojë ritmin e tij përpara duleit të madh në “Bernabeu”.

“Jam në gjendje të mirë fizike. E njoh mirë ndeshjen, por rutina ime e përditshme mbetet e njëjtë. Është një ndeshje e veçantë, por nuk do ta ndryshoj rutinën time të përditshme”, ka thënë fillimisht Alonso.

“E tëra që dua është të fitoj nesër dhe t'i bëj tifozët tanë të lumtur”. Alonso, i ka kërkuar stadiumit “Santiago Bernabeu” të shpërthejë me zë të lartë për “El Clasicon” e nesërme, duke e përshkruar ndeshjen si momentin përcaktues të projektit të tij të ri.

“Është e qartë: El Clasico është një ndeshje e veçantë. Është e para në projektin tonë të ri. Na duhet që stadiumi të ketë energjinë e ndeshjeve të mëdha, të na shtyjë përpara”, përfundoi spanjolli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll