Sport

VIDEO / Partizani ndan pikët me Egnatian, Teuta marshon përpara!

Flamurtari pas kësaj humbejej “dergjet” në pozicionin e fundit të tabelës, me vetëm 2 pikë.

25 Tetor 2025, 20:09 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani ndan pikët me Egnatian, Teuta marshon përpara!

DURRES - Skuadra e Teutës vazhdon të tregoi “muskujt” edhe në javën e 8-të të Superiores. Ekipi i Enkeleid Dobit mposhti me shifrat 3-2 Flamurtarin, ndërsa ndeshja u luajt në stadiumin “Niko Dovana”. Gabriel Gomes shënoi në minutën e 17-të, duke kaluar në avanatazh vendasit.

Në të 29-tën minutë Arifi dyfishoi shifrat. Trashi 45+1’ hapi “llogaritë”, por vetëm pak sekonda më vonë, Boçi finalizoi edhe golin e 3-të për Teutën.

Kartoni i kuq nga Zhongos në minutën e 51-të hodhi idenë se ndeshja do të ishte e hapur dhe këtë “teori”, e përforcoi goli i Bolzanos në minutën e 57-të.


Megjithatë, minutat e mbetura nuk dhuruan më gola, teksa Teuta siguron 3 pikët dhe ngjitet në vendin e 3-të, 14 pikë pas 8 javësh. Flamurtari nga krahu tjetër “dergjet” në pozicionin e fundit të tabelës, me vetëm 2 pikë.

Partizani ka dhënë një tjetër sinjal ringjalljeje, teksa ka ndalur Egnatian pretendente me një barazim pa gola në kryeqytet. Në një sfidë shumë të luftuar, vëmendja e të kuqve ishte të mos pësonin dhe të kundërsulmonin, duke bërë që ndeshja të kishte pak raste për shënim. 

Sidomos në pjesën e parë, ku dëmtimet e Bintsuka dhe Sembene ndryshuan plotësisht planet e Kërnajës. Në të dytën, loja ishte më e hapur dhe kishte raste për skuadrat, por asnjëra nuk ia doli të gjente rrjetën.

Në fund kishte pak kaos dhe një të kuq për Gudjufin, duke bërë që Partizani ta mbyllte me 10 futbollistë këtë sfidë, por me një pikë të artë të marrë përballë një ekipi pretendent.

B.T (Dosja.l)

Sondazh

Poll