Ekonomi

‘Po më binte qielli në kokë’, rrëfimi i aktorit Petrit Malaj: Ç’më ndodhi dje në urban, fatorinoja tallte tjetrin p

6 Shkurt 2020, 12:43 Nga DOSJA
‘Po më binte qielli në kokë’, rrëfimi i aktorit

TIRANË- Aktori Petrit Malaj ka rrëfyer një histori që i ka ndodhur në një nga linjat e transportit urban në kryeqytet. Përmes rrjeteve sociale, Malaj thotë se ka parë me sytë e tij, sesi fatorinoja po tallej me një të ri, i cili në dukje ishte sirian ose iraken, ‘vuajtja e të cilit lexohej në sy’. Malaj thotë se pasi ka parë atë që po ndodhte kishte reaguar menjëherë duke i thënë fatorinos se ajo që bëri ishte e patolerueshme. Më e keqja, sipas tij ishte fakti, se edhe personat e tjerë që ndodheshin në urban po qeshnin dhe po solidarizoheshin me fatorinon.

RRËFIMI I PLOTË:

Mendova se ditën e sotme e mbylla mire me atë çka shijova pasi pashë në kinema Millenium dokumentarin e Ervin Lera ” Emancipimi i turmave”, por nuk qe e thënë! Mora rrugen e kthimit për në shtëpi me autobus. Kam ditë që makinën e përdor shumë pak si pasojë e trafikut dhe problemit të madh të parkimit. Në autobuz kishte shumë njerëz, ishte ora rreth 20.30 dhe mbrëmja me të ftohtin që ka filluar i mbledh njerëzit në shtëpi pranë familjeve të tyre. U vendosa në këmbë diku nga pjesa e parë e autobusit. Sapo u nis degjoj një zë që fliste pa pushim, e me thënë të drejtën shumë fjalë të tij nuk po i kuptoja dot. Pasi dëgjova dhe disa te qeshura të cilat aprovonin ato çka thoshte personi që fliste u bëra kureshtar e u koncentrova më shumë duke u kthyer dhe fizikisht për të parë se çfarë po ndodhte…. Ishte fatorino i autobuzit një djalosh rreth të 35-tave i cili nuk pushonte së foluri përseri në atë zhargonin e tij. Aty pas nga mesi i autobusit ishte nje i ri i huaj, i lodhur, i ngarkuar me disa çanta dhe dukej që ishte ezmer e ndoshta ishte sirian, irakian apo nga ndonjë vend tjetër.

 

Por ishte njeri….Fatorino e ofendonte me fjalë nga më të ndryshmet…ecte e fliste pafund dhe disa persona të tjerë qeshnin me të!! E turpshme…. po më binte qielli mbi kokë!! Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga rraca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy…Turp… Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë, por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt… Atëhere nuk durova dot. Ju afrova e me zë të lartë i thashë: Turp…100 herë turp të të vijë!! Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë! Mua më vjen turp nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!…. Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja….Kisha nevojë për ajër…..

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale aktori petrit malaj diskriminimi racor petrit malaj aktori petrit malaj diskriminimi racor petrit malaj

Sondazh

Poll