Aktualitet

Vrasja për një kafe në Durrës/ Detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për 4 të arrestuarit

Konkretisht, Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç, Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, u lanë në masën detyrim paraqitjeje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

25 Tetor 2025, 15:38 Nga E. D

Vrasja për një kafe në Durrës/ Detyrim paraqitje dhe ndalim

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka liruar katër të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Konkretisht, Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç, Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, u lanë në masën detyrim paraqitjeje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Ndërkohë autori i dyshuar i njërës prej vrasjeve, Daniel Pepa 21 vjeç është ende në kërkim nga autoritetet. Pepa është autor i vrasjes së Flori Paluçit dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale“Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Gjithashtu në kërkim bashkë me Pepën, është edhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i cili akuzohet se e ndihmoi të largohet nga vendi I ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja në Manëz?

Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës më 22 tetor, ku dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti kanë shkuar në një lokal, duke kërkuar kafe. Por kamarieri, nuk e ka bërë kafen për shkak se ekspresi në ato momente ishte i fikur. Kjo gjë ka sjell acarimin e Pepës dhe Kurtit, të cilët nisën të ofendonin kamarierin, ndërkohë që në mbrojtje të këtij të fundit ka dalë Flori Paluçi, klient në lokal. Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin./Dosja.al 

vrasja ne durres

Sondazh

Poll