Aktualitet

EMRI/ Po kontrollonte punimet e një ure, inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën! Arrestohet drejtuesi teknik

Viktima është identifikuar si Guri Dashi, 42 vjeç, i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia teksa po kontrollonte punimet e një ure në këtë segment rrugor.

25 Tetor 2025, 13:30 Nga M.L
EMRI/ Po kontrollonte punimet e një ure, inxhinieri bie nga lartësia
Guri Dashi

ELBASAN- Policia e Peqinit ka vënë në pranga drejtuesin teknik të një kantieri ndërtimi, pas vdekjes tragjike të një inxhinieri gjatë punimeve në aksin Lekaj–Elbasan. Viktima është identifikuar si Guri Dashi, 42 vjeç, i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia teksa po kontrollonte punimet e një ure në këtë segment rrugor.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

guri dashi

Sondazh

Poll