Aktualitet

Kontrolli i befasishëm në Burgun e Durrësit! Operacionalja sekuestroi 5 celularë iPhone, ja KUJT i përkasin

Pajisjet e ndaluara u gjetën të fshehura në dyert e dusheve, një ambient i përbashkët për të gjithë të burgosurit në Godinën A, kati i 3-të, sektori 1. Autoritetet dyshojnë se telefonat i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.

25 Tetor 2025, 11:33 Nga M.L
Kontrolli i befasishëm në Burgun e Durrësit! Operacionalja
Foto ilustruese

DURRËSPesë telefona celularë të markës iPhone u sekuestruan sot gjatë një kontrolli të befasishëm në Burgun e Durrësit. Pajisjet e ndaluara u gjetën të fshehura në dyert e dusheve, një ambient i përbashkët për të gjithë të burgosurit në Godinën A, kati i 3-të, sektori 1. Autoritetet dyshojnë se telefonat i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.

NJOFTIMI

Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion./ Dosja.al

Sondazh

Poll