Aktualitet

Alternime vranësirash e reshje shiu, parshikimi i motit për këtë të shtunë

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.

25 Tetor 2025, 07:09 Nga M.L
Alternime vranësirash e reshje shiu, parshikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jete i forcës 1-2 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll