24 Tetor 2025, 22:42
Nga M.L
Foto nga emisioni
Jemi në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka bërë bashkë të gjithë institucionet, të cilat ende nuk kanë mundur t’i japin asnjë zgjidhje. Rifat Muça, ka bërë disa kallëzime në Prokurori, duke akuzuar kushërinjtë e tij, Sefedin Muça dhe Fiqiri muça, ky i fundit dhe kreu i Njësisë Administrative Selishtë se i kanë marrë tokën e babait. Pronësia e tokës vërtetohet edhe nga një dokument i lëshuar nga Këshilli i Qarkut Dibër, në emër të babait të Rifatit.
Por letrat nuk pinë ujë në Dibër për aq kohë sa institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Sipas Rifatit, Sefedin Muça i ndihmuar dhe nga kushëriri i tij që mban detyrën e kreut të Njësisë Administrative i kanë marrë tokën dhe në të është ndërtuar dhe një lokal, që përdoret nga Sefedini.
Ky i fundit e ka prej vitesh tashmë në përdorim, ndërsa Fiqiri Muça duke shfrytëzuar detyrën e tij, sipas Rifatit ka ndihmuar kushëririn tjetër duke lëshuar një dokument që tregon se Rifat Muça nuk ka tokë në Selishtë. Por ndërkohë që takuam Fiqiri Muçën, kreun e njësisë Administrative Selishtë, dalin në pah dhe gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me tokën e Rifatit, por me shpërdorimin e detyres që ka bërë administratori. Pasi e para ka ndërtuar pa leje një dhomë, dhe e dyta është akuzuar dhe gjobitur dhe për prerjen e paligjshme të drurëve, të cilët më pas i shiste.
Pavarësisht se ishte gjobitur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër për ndërtimet pa leje, nuk ishte marrë asnjë masë, më pas dilet me një vendim për shembje, por dhe në këtë momente nuk është marrë as asnjë masë, pasi sipas Bashkisë Dibër, Fiqiri Muça ka përfituar nga amnistia e bërë para zgjedhjeve nga qeveria dhe kështu nuk kishte çfarë të paguante, ndërkohë që ai vijon të jetë në paligjshmëri.
Prandaj në këto kushte shkuam të takojmë vetë shefin e Fiqiriut, kreun e Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu, i cili nuk dha asnjë zgjidhje konkrete, përveçse, u fut tek zyra më e afërt dhe u mbyll brenda. Pavarësisht se është fakt se është shkelur ligji, dhe ka dy akuza ndaj njeriut që duhet të jetë gardian i mbrojtjes së ligjit si funksionar publik, Bashkia e Dibrës hesht duke u bërë palë me paligjshmërinë./Piranjat.al
Aktualitet
24 Tetor 2025, 22:01
M.L
Foto nga emisioni
Ema Bruci, është një 59-vjeçare e cila pretendon se ka mbaruar studimet e larta në degën e Psikologjis&eu...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 21:48
M.L
Foto nga emisioni
Diskutimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-sh...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 21:46
M.L
Foto nga emisioni
Sonte do t’ju tregojmë historinë e një djali 14 vjeçar nga Tirana, i cili pak ditë më parë, &e...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 21:21
M.L
Flori Paluçi
DURRËS- Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në përplasjen me armë në Manz&e...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 21:09
M.L
Një ngjarje tragjike e ndodhur në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur, ndërsa familja e viktimës ...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 20:32
M.L
Viktimat: Luka, Rrahime dhe Nefeli Hazillari
KORÇË- Bilanci i ngjarjes së ndodhur në Maliq fatkeqësisht është thelluar...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 20:05
M.L
Naftëtarët e Marinzës, punonjës të kompanisë Bankers Petroleum, ndodhen tashmë në ditën e tyre të 10-të...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 19:28
M.L
Foto nga vendngjarja
FIER- Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati ...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 19:10
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Tre shqiptarë janë arrestuar, pasi iu gjetën 250 kg kokainë në një kamion. Ata janë arrestuar n&eu...
Aktualitet
24 Tetor 2025, 18:37
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Policia greke ka arrestuar sot një 50-vjeçar nga Saranda. I arrestuari është Edmond Musa, i njohur me pseudonim...