Aktualitet

Nën akuzë për blerje votash/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota. Shkrelit gjithashtu iu komunikua edhe akuza “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

24 Tetor 2025, 08:43 Nga E. D
Nën akuzë për blerje votash/ SPAK mbyll hetimet, çon
Kristjan Shkreli

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës Kristjan Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Shkrelit gjithashtu iu komunikua edhe akuza “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Po ashtu kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Më 3 tetor Shkrelit iu komunikua akuza e korrupsionit në zgjedhje dhe bashkë me Shkrelin edhe tre persona të tjerë janë të dyshuar.

Ndërkohë në Maj, atij iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Gjithashtu SPAK në kuadër të hetimit ka sekuestruar edhe celularët e mbështetësve të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës./Dosja.al

kristjan shkreli

Sondazh

Poll