Bota

Franca ndryshon përkufizimin e përdhunimit: Çdo akt seksual pa pëlqim përbën sulm seksual

Asambleja Kombëtare Franceze miratoi futjen e konceptit të pëlqimit në nenin përkatës të Kodit Penal.

23 Tetor 2025, 20:16 Nga E.d
Franca ndryshon përkufizimin e përdhunimit: Çdo akt seksual pa
Foto ilustruse

FRANCË- Franca ka ndryshuar përkufizimin e përdhunimit dhe sulmit seksual. Asambleja Kombëtare Franceze miratoi futjen e konceptit të pëlqimit në nenin përkatës të Kodit Penal. Neni deri më tani përcaktonte se sulmi seksual kryhet me forcë, shtrëngim, kërcënim ose në befasi.

Mediat e huaja shkruajnë se ripërcaktimi i miratuar thotë se çdo akt seksual i kryer pa pëlqim, përbën sulm seksual dhe sqaron se pëlqimi duhet të jetë dhënë paraprakisht, të jetë i lirë, i qartë, specifik dhe i anulueshëm. Gjithashtu sqaron se pëlqimi vlerësohet sipas rrethanave dhe nuk mund të nxirret vetëm nga heshtja ose mungesa e reagimit të viktimës.

Rregullorja e re legjislative u mbështet nga një shumicë e madhe e Asamblesë Kombëtare, ndërsa deputetët e ekstremit të djathtë ishin kundër. Legjislacioni i ri pritet të ratifikohet me një votim përfundimtar në Senat më 29 tetor./Dosja.al

franca sulm seksual akt seksual

Sondazh

Poll