Bota

U deklarua fajtor për pastrim parash, Trump "fal" themelusin e Binance, bursës më të madhe të kriptomonedhave

Kjo erdhi pasi ai u shpall fajtor për shkelje të ligjeve të SHBA-së, të cilat kishin të bënin me pastrimin e parave.

23 Tetor 2025, 19:54 Nga E.d
U deklarua fajtor për pastrim parash, Trump "fal" themelusin e
Foto ilustruse

SHBA- Themeluesi i Binance, bursës më të madhe të kriptomonedhave, ka marrë falje nga President i Amerikës Donald Trump. Ai u dënua me katër muaj burg në prill të vitit 2024. Kjo erdhi pasi ai u shpall fajtor për shkelje të ligjeve të SHBA-së, të cilat kishin të bënin me pastrimin e parave.

Mediat e huaja shkruajnë se Binance u urdhërua të paguante 4.3 miliardë dollarë, pasi një hetim i SHBA-së zbuloi se i ndihmoi përdoruesit të shmangnin sanksionet. Binance me seli në Ishujt Kajman, mbetet platforma më e njohur në botë për blerjen dhe shitjen e kriptomonedhave dhe aseteve të tjera dixhitale. Kompania është përpjekur për gati një vit të marrë një falje për ish-drejtorin e saj, i cili vuajti një dënim me katër muaj burg në shtator të vitit 2024.

Ky veprim, vjen pas miratimit të një qëndrimi miqësor ndaj kriptovalutave nga administrata Trump. Presidenti Trump ka thënë se do ta bëjë SHBA-në kryeqytetin e kriptovalutave. Ai është përpjekur të krijojë një rezervë kombëtare kriptomonedhash dhe ka bërë presion që amerikanët ta bëjnë më të lehtë përdorimin e kursimeve të tyre të pensionit, për të investuar në to./Dosja.al

shba donald trump binance

Sondazh

Poll