Bota

OBSH: Duhen 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

Situata e urisë në Gaza vijon të jetë në nivele shumë të larta dhe ka një mungesë të madhe të medikamenteve.

23 Tetor 2025, 17:58 Nga E.d
OBSH: Duhen 7 miliardë dollarë për të rindërtuar
Foto ilustruse

SHBA - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se duhen të paktën 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës. Situata e urisë në Gaza vijon të jetë në nivele shumë të larta dhe ka një mungesë të madhe të medikamenteve.

"Nuk ka spitale plotësisht funksionale në Gaza dhe vetëm 14 nga 36 janë në funksion. Ka një mungesë të madhe të ilaçeve dhe personelit thelbësor shëndetësor. Kostoja totale e rindërtimit të sistemit shëndetësor të Gazës do të jetë të paktën 7 miliardë dollarë",  tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Mediat e huaja shkruajnë se ndihmat humanitare që kanë hyrë në Rripin e Gazës janë të pamjaftueshme dhe se nuk ka përmirësime të situatës në enklavën palestineze, e cila është goditur nga uria.

"Uria është ende e pranishme pasi nuk ka hyrë ushqim i mjaftueshëm në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit dhe situata mbetet katastrofike", thanë autoritetet.

Për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Rripin e Gazës dy javë më parë, OBSH ka evakuuar shumë fëmijë të sëmurë në gjendje të rëndë, si dhe fëmijë të tjerë të plagosur. 

"Afërsisht 150,000 pacientë janë ende në pritje të miratimit për të marrë kujdes mjekësor jashtë Gazës. Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje vendeve të tregojnë solidaritetin e tyre dhe apelojmë që të hapen të gjitha rrugët për të përshpejtuar transferimin e pacientëve." tha një zëdhënës i OBSH.

Transferimet e pacientëve kërkojnë leje nga autoritetet izraelite, të cilat kontrollojnë aksesin në Rripin e Gazës. Armëpushimi i fundit në Gaza hyri në fuqi më 10 tetor, megjithëse që atëherë ka pasur shkelje periodike nga të dyja palët./Dosja.al

okb 7 miliardë dollarë gaza

Sondazh

Poll