Bota

OKB: Kequshqyerja e grave shtatzëna dhe foshnjeve në Gaza do të ketë pasoja për shumë breza 

Zyrtari i lartë i Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara, Andrew Samburton ka krahasuar shkallën e shkatërrimit në enklavën palestineze me vendndodhjen e një filmi distopik. 

23 Tetor 2025, 15:30 Nga E.d
OKB: Kequshqyerja e grave shtatzëna dhe foshnjeve në Gaza do të
Foto ilustruse

SHBA- OKB ka thënë se kequshqyerja tek gratë shtatzëna dhe foshnjet e tyre do të ketë shumë pasoja për brezat në vijim. Kjo do të shkaktojë probleme serioze shëndetësore tek foshnjet dhe nënat. Zyrtari i lartë i Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara, Andrew Samburton ka krahasuar shkallën e shkatërrimit në enklavën palestineze me vendndodhjen e një filmi distopik. 

Mediat e huaja shkruajnë se sipas zyrtarit të specializuar të shëndetin seksual dhe riprodhues, një në katër banorë të Rripit të Gazës vuan nga uria, përfshirë të paktën edhe 11,500 gra shtatzëna. Si rezultat i kësaj rreth 70% e të porsalindurve lindin para kohe ose kanë një peshë shumë më të ulët se ajo normale. Një në tre shtatzëni konsiderohet me rrezik të lartë dhe shkalla e vdekshmërisë së nënave është gjithashtu e lartë. Por, problemi më i madh është kequshqyerja.

Mungesa e ilaçeve dhe infrastrukturës mjekësore është gjithashtu me rëndësi të madhe, pasi 94% e spitaleve janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht dhe vetëm 15% e institucioneve shëndetësore kanë reparte materniteti që mund të përballojnë urgjencat. Mungesa e kontracepsionit, i detyron disa gra të bëjnë aborte të pasigurta.

"Për 700,000 gra dhe vajza, cikli menstrual është një makth, pa hapësirë ​​personale, ujë të pastër, produkte higjienike dhe peceta sanitare. Për shkak të kësaj, 70,000 përballen me probleme serioze urologjike ose të shëndetit riprodhues”. tha ekzekutivi i UNFPA-së.

Sipas ekspertëve të gjithë format e dhunës me bazë gjinore dhe seksuale, përfshirë martesat e hershme, kanë shpërthyer në konflikte të armatosura në Gaza. Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor, UNFPA ka arritur të dërgojë furnizime mjekësore në enklavë dhe të shpërndajë furnizime dhe pajisje të specializuara mjeksore./Dosja.al

gaza shba unfpa

Sondazh

Poll