Bota

VIDEO/ Shpërthim në fabrikën ruse të municioneve në Kopeysk, shënohen 12 viktima

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ndërsa autoritetet ruse ende nuk e kanë njoftuar zyrtarisht shkakun e incidentit.

23 Tetor 2025, 16:12 Nga M.L
VIDEO/ Shpërthim në fabrikën ruse të municioneve në
Foto ilustruese

RUSI- Të paktën 12 persona kanë vdekur në qytetin rus të Kopeyskut, rreth 1,600 kilometra larg kufirit ukrainas, pas një shpërthimi në një fabrikë municionesh. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ndërsa autoritetet ruse ende nuk e kanë njoftuar zyrtarisht shkakun e incidentit.

Fabrika, sipas mediave ruse, është një nga njësitë kryesore të prodhimit të municioneve në rajonin e Chelyabinsk. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë bllokuar hyrjen në zonë. Videoja e kamerave të sigurisë thuhet se ka kapur momentin e shpërthimit.

Sondazh

Poll