Bota

MASAKËR në Romë/ Biznesmeni italian vritet brutalisht në mes të rrugës, babai i tre fëmijëve qëllohet 10 herë me thikë! Dëshmitë tronditëse: E dëgjuam të thërriste 'ndihmë ndihmë'...

Viktima është identifikuar si Marco Veronese, 39 vjeç, pronar i kompanisë M & M Service, që merrej me instalimin e sistemeve të mbikëqyrjes me kamera dhe interfonë.

23 Tetor 2025, 15:41 Nga M.L

 

MASAKËR në Romë/ Biznesmeni italian vritet brutalisht në mes
Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Romë të Italisë, ku një biznesmen është vrarë brutalisht me thikë në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Viktima është identifikuar si Marco Veronese, 39 vjeç, pronar i kompanisë M & M Service, që merrej me instalimin e sistemeve të mbikëqyrjes me kamera dhe interfonë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, në cepin e rrugëve Via Sobotino dhe Corso Francia, ku Veronese u gjet i plagosur rëndë me dhjetë goditje thike në trup. Sipas dëshmive të banorëve, një burrë me kapuç iu afrua viktimës dhe e qëlloi disa herë me thikë, përpara se të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Një prej banorëve të zonës njoftoi menjëherë ambulancën, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Veronese ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

 “Dëgjova dikë që thërriste ‘ndihmë, ndihmë’, por mendova se ishin fëmijët që po bënin zhurmë si zakonisht. Duhet të kisha zbritur poshtë, por për fat të keq jam mësuar me zhurmën e rrugës natën,” rrëfen Matteo, banor i zonës.

Në mëngjes, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa fqinjët janë tronditur nga lajmi tragjik.

Giorgia dhe Sofia, që jetojnë në apartamentin përballë shtëpisë së familjes së viktimës, tregojnë për momentet e vështira pas ngjarjes.

“Sot në mëngjes zbrita për në punë dhe pashë policinë. Fqinji im ishte aty pranë, e pyeta dhe më tha: ‘E kanë vrarë djalin tim me thikë’. Ishte shumë i dëshpëruar dhe mezi qëndronte në këmbë,” tregon Giorgia, nëna e viktimës.

Vajza e saj shton: “Mbrëmë isha zgjuar dhe dëgjova dikë të thoshte: ‘Jo, ti kopil!’, pastaj filluan britmat...”

Policia italiane ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë pranë zonës dhe po i analizon ato për të rindërtuar momentet e vrasjes dhe për të identifikuar autorin, i cili është ende në arrati.

MASAKËR në Romë/ Biznesmeni italian vritet brutalisht në mes

Kush ishte Marco Veronese

Marco Veronese, 39 vjeç, ishte një sipërmarrës i njohur lokal në Romë. Ai kishte kompaninë e tij të instalimeve elektronike në Corso Francia dhe njihej si person i qetë dhe i përkushtuar ndaj punës. Veronese ishte i divorcuar dhe babai i tre fëmijëve të vegjël./ Dosja.al

marco veronese vrasje ne itali

Sondazh

Poll