Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Manzë/ Policia arreston 4 persona, dyshohet se kanë lidhje me krimin

Arrestimet janë bërë për vepra penale të ndryshme, përfshirë “Përkrahje të autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

23 Tetor 2025, 09:27 Nga E. D
Vrasja e dyfishtë në Manzë/ Policia arreston 4 persona, dyshohet
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit lidhur me vrasjen e dyfishtë në Manzë. Sipas bluve të arrestuarit kanë lidhje me krimin e ndodhur mëngjesin e të mërkurës në një lokal në Durrës. Arrestimet janë bërë për vepra penale të ndryshme, përfshirë “Përkrahje të autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Si ndodhi ngjarja në Manëz?

Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës më 22 tetor, ku dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti kanë shkuar në një lokal, duke kërkuar kafe. Por kamarieri, nuk e ka bërë kafen për shkak se ekspresi në ato momente ishte i fikur. Kjo gjë ka sjell acarimin e Pepës dhe Kurtit, të cilët nisën të ofendonin kamarierin, ndërkohë që në mbrojtje të këtij të fundit ka dalë Flori Paluçi, klient në lokal. Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin./Dosja.al 

policia e durresit

Sondazh

Poll