Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Manzë/ Zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve

Mësohet se katër të arrestuarit do të përballen me akuzat përkrahje e autorit, moskallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje.

23 Tetor 2025, 09:42 Nga E. D
Vrasja e dyfishtë në Manzë/ Zbardhen EMRAT e katër
foto ilustruese

DURRËS- Erald Cani, Ergi Kadiu, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja janë katër personat e arrestuar lidhur me vrasjen e dyfishtë një ditë më parë (22 tetor) në Manzë, ku viktimë mbetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Mësohet se katër të arrestuarit do të përballen me akuzat përkrahje e autorit, moskallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje.

Dinamika

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me Flori Paluçi (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani).

Pas konfliktit verbal, Pepa është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga i arrestuar Erki Kadiu dhe nga Aranit Kurti. Gjatë tentativës së tre personave për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali Flori Paluçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

Në këtë moment Daniel Pepa dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të Flori Paluçi, të cilin e ka plagosur dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Daniel Pepa dhe Aranit Kurti që dyshohet se e ka goditur me grusht në fytyrë Paluçi. Policia gjithashtu bëb me dije se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja së bashku me Daniel Papën. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja në Manëz?

Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti kanë shkuar në një lokal, duke kërkuar kafe. Por kamarieri, nuk e ka bërë kafen për shkak se ekspresi në ato momente ishte i fikur. Kjo gjë ka sjell acarimin e Pepës dhe Kurtit, të cilët nisën të ofendonin kamarierin, ndërkohë që në mbrojtje të këtij të fundit ka dalë Flori Paluçi, klient në lokal. Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin./Dosja.al

erald cani ergi kadiu taulant beqja emirjan beqja

Sondazh

Poll