Politike

Raporti i OSBE për zgjedhjet: SPAK ngriti task forcë hetimore, efikasiteti i policisë në trajtimin e veprave penale u vu në dyshim

Në raport është përmendur edhe Task Forcëa e krijuar mes Prokurorisë së Posaçme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

23 Tetor 2025, 12:08 Nga E. D
Raporti i OSBE për zgjedhjet: SPAK ngriti task forcë
SPAK

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raport është përmendur edhe Task Forca e krijuar mes Prokurorisë së Posaçme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Në raport theksohet se mekanizmi i ri i koordinimit (SPAK–KQZ–Prokuroria) u vlerësua si një zhvillim pozitiv me efekt parandalues ndaj krimeve zgjedhore. Në raport nënvizohet gjithashtu se efikasiteti i policisë në trajtimin e veprave penale u vu në dyshim.

Pjesë nga raporti:

SPAK-u ka juridiksion mbi rastet e korrupsionit zgjedhor që kanë të bëjnë me kategori të zyrtarëve të lartë publikë ose krimin e organizua. Për herë të parë, SPAK-u ngriti një task forcë hetimore dhe një platformë online për raportimin e veprave penale zgjedhore. Deri më 10 maj, nga 138 raportime për pretendime për krime zgjedhore janë nisur 39 procedime penale, shumica e të cilave kanë të bëjnë me akuza për korrupsion pasiv dhe aktiv. Konkretisht, SPAK-u ka nisur tetë procedime ex officio.

Bashkëpunimi midis SPAK-ut, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në një protokoll ndërinstitucional mundësoi shkëmbimin e informacioneve lidhur me krimet zgjedhore, përcaktimin e prioriteteve dhe u vlerësua përgjithësisht pozitivisht nga bashkëbiseduesit e ODIHR-it. SPAK-u perceptohej përgjithësisht si një institucion i besuar nga bashkëbiseduesit e MNVZ-së dhe si institucion që mund edhe të kishte një efekt frenues. Megjithatë, disa bashkëbisedues ngritën shqetësime lidhur me efikasitetin e policisë në trajtimin e veprave penale të lidhura me zgjedhjet edhe kur ato lidheshin me rrjete të krimit të organizuar./Dosja.al

osbe zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll