Politike

Mesazhi i Berishës për deputetët e rinj: Kurrë nuk duhet të shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut

Kreydemokrati theksoi se në çdo hap, deputeti dhe ai që merret me politikë duhet t’i ketë linjat e shenjta, linjat e kuqe që nuk mund të preken dhe që nuk mund të kalohen. 

23 Tetor 2025, 10:49 Nga E. D
Mesazhi i Berishës për deputetët e rinj: Kurrë nuk duhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u dha një mesazh sot deputetëve të rinj të opozitës, duke u thënë që kurrë nuk duhet të shkelmojnë parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gjatë fjalës së tij në trajnimin e deputetëve të rinj, Berisha deklaroi se parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut duhet të jenë thelbi i ndërgjegjes njerëzore sot. Kreydemokrati theksoi se në çdo hap, deputeti dhe ai që merret me politikë duhet t’i ketë linjat e shenjta, linjat e kuqe që nuk mund të preken dhe që nuk mund të kalohen. 

"Së fundmi, unë një sugjerim, një këshillë kam për ju. Në çdo variant, kurrë nuk duhet të shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut. Parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut duhet të jenë thelbi i ndërgjegjes njerëzore sot. Sepse ndërgjegja njerëzore nuk është e tanishme, ajo është hershme që kur njeriu doli nga primitivizmi. Kur dëgjoj ndonjëherë njerëz që shprehen ose mburren me armiqësira apo urrejtje ndaj besimit fetar të tjetrit, mua më kujtohet diktatori më mizor i kohërave, që ishte Genghis Khan.

Por ai ishte njeriu që respektonte në mënyrë të hekurt besimet fetare të njerëzve. Dhe kjo nuk ishte një gjë e vogël në atë kohë. Pushtimet ndodhnin, por besimet fetare ai i respektonte. Ose bindjet politike. Ose të drejtat themelore të njeriut. Kurrë nuk duhet të pajtohemi ne me këtë. Që në momentin që bëjmë kompromis me liritë dhe të drejtat themelore, ne bëhemi njerëz të rrezikshëm me pushtetin tonë. Në çdo hap, në çdo veprim, në çdo votim, në çdo analizë, deputeti, dhe ai që merret me politikë, ato duhet t’i ketë linjat e shenjta, linjat e kuqe që nuk mund të preken, që nuk mund të kalohen," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll