Politike

OSBE/ODIHR publikon raportin: PS fali gjobat pak ditë para zgjedhjeve, ndikuan elementët kriminal 

Në raportin e OSBE/ODIHR theksohet se Partia Socialiste ka falur gjobat vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke ndikuar drejtpërdrejt te votuesit. 

23 Tetor 2025, 11:42 Nga I.A
OSBE/ODIHR publikon raportin: PS fali gjobat pak ditë para zgjedhjeve,
OSBE

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. Në raportin e OSBE/ODIHR theksohet se Partia Socialiste ka falur gjobat vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke ndikuar drejtpërdrejt te votuesit. 

Po ashtu OSBE, shkruan se në këto zgjedhje, pasi pretendime për presion dhe intimidim. Ndërkohë që OSBE deklaron se përdorimi i rrjetit të patronazhimit nga PS-ja bie ndesh me standardet ndërkombëtare. 

Pjesë nga raporti:

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë.

Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike./Dosja.al

osbe/odihr zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll