Sport

Regi Lushkja sfidon Rey Manajn… shënoi dy gola për 3 minuta në Championsin aziatik

Ish-fantazisti i Laçit, Tiranës dhe Egnatias, gjeti si fillim rrugën e rrjetës në minutën e 8-të, teksa për të dytin mendoi në minutën e 11-të. Sfida e vlefshme për raundin e 3-të të Champions League aziatike.

23 Tetor 2025, 10:00 Nga DOSJA

Regi Lushkja sfidon Rey Manajn… shënoi dy gola për 3 minuta

IRAN - Kavajasi Regi Lushkja, i cili u largua së fundmi nga Egnatia, është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij i ri Traktor i Iranit, zhvilloi në transfertë përballë Al Shrajah ekipit suadit të Rey Manajt. Sfida e vlefshme për raundin e 3-të të Champions League aziatike.

Ishte mesfushori shqiptar Regi Lushkja ai që shënoi dy golat për të tijët. Ish-fantazisti i Laçit, Tiranës dhe Egnatias, gjeti si fillim rrugën e rrjetës në minutën e 8-të, teksa për të dytin mendoi në minutën e 11-të.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 4-0 për skuadrën nga Irani, e cila në pjesën e dytë kishte rezervuar edhe një tjetër gol dhe surprizë për skuadrën vendase, duke shastisur kështu sulmuesin kuqezi Rey Manajn dhe ekipin e tij, që në këtë takim vetëm nxirrnin topin nga rrjeta e portës së tyre pa patur shansin të bënin asgjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll