Sport

VIDEO / Vendos goli i Bellingham në përballjen e gjigandëve, Real Madrid-Juventus

Juventusi nuk arrin të dalë nga periudha e vështirë: bardhezinjtë u mposhtën në “Santiago Bernabeu” nga Real Madridi me rezultatin minimal 1-0, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi dhe ndeshjen e shtatë pa fitore.

22 Tetor 2025, 23:43 Nga DOSJA
VIDEO / Vendos goli i Bellingham në përballjen e gjigandëve, Real

SPANJE - Juventusi nuk arrin të dalë nga periudha e vështirë: bardhezinjtë u mposhtën në “Santiago Bernabeu” nga Real Madridi me rezultatin minimal 1-0, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi dhe ndeshjen e shtatë pa fitore. Sipas Giorgio Chiellinit, e ardhmja e Igor Tudor-it mbetet e sigurt, megjithëse situata në grupin e Champions League është shqetësuese, me vetëm dy pikë pas tri takimeve.

Në Madrid, Di Gregorio shpëtoi disa herë skuadrën nga një disfatë më e thellë, ndërsa për pjesën tjetër, dominimi i madrilenëve ishte i plotë. Vinicius shkaktoi panik në mbrojtjen italiane në minutën e 58-të, dhe pas një goditjeje në shtyllë, Bellingham shënoi golin vendimtar. Yildiz, me shiritin e kapitenit për herë të parë, u duk i emocionuar, ndërsa Vlahovic humbi një rast të artë në kundërsulm.

Me vetëm tri ndeshje të luajtura, Juventus duhet të reagojë shpejt: takimet kundër Sportingut, Benfikës dhe Monacos priten vendimtare, ndërsa sfida e radhës në kampionat ndaj Lazios mund të përcaktojë të ardhmen e Tudor-it.

Zhbllokohet më në fund ndeshja në ‘Santiago Bernabeu’: në minutën e 58-të, Vinicius Junior vallëzon mes mbrojtësve të bardhezinjve dhe tenton portën, por topi përfundon në shtyllë dhe kthehet në këmbët e Bellingham-it, që e dërgon menjëherë në rrjetë, 1-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll