Sport

De Zerbi shpërthen, pas humbjes së Marsejës: "Ne paguam për gabimet e gjyqtarëve"

Pas humbjes së OM të mërkurën në mbrëmje (1-2) në fushën e Sportingut, trajneri i Marsejës, Roberto De Zerbi, iu rikthye përjashtimit të Emerson në fund të pjesës së parë, të cilin e konsideroi të padrejtë.

23 Tetor 2025, 08:00 Nga DOSJA

De Zerbi shpërthen, pas humbjes së Marsejës: "Ne paguam

FRANCE - Roberto De Zerbi, duke folur për Canal + pas humbjes së OM kundër Sporting (1-2) nuk i kurseu kritikat për gjykimin e ndeshjes:

"Mendoj se edhe me 10 lojtarë nuk vuajtëm shumë. Pësuam një gol pas një driblimi, por nuk pati shumë raste të tjera. Pastaj ata sollën lojtarë cilësorë, të cilët ishin të freskët dhe edhe pse ishim pesë në mbrojtje, patëm disa probleme, por unë isha mjaft i qetë, edhe me një lojtar më pak.

Sipas mendimit tim, ne paguam për gabimet e gjyqtarëve. Nuk më pëlqeu mënyra se si u arbitrua ndeshja. Nuk mendoj se gjyqtari ishte mjaftueshëm i mirë për një ndeshje të këtij lloji. Nuk dua të flas për episode specifike, por, në përgjithësi, ai nuk ishte gati të arbitronte një ndeshje të këtij niveli."

Bëra zgjedhjen për të larguar Greenwood sepse ata përjashtuan Emerson, dhe ne na u desh të mbroheshim me pesë lojtar. Dhe, midis Greenwood dhe Paixao, në atë kohë, ai që kishte karakteristikat për t'u mbrojtur dhe sulmuar në të njëjtën kohë ishte Paixao.

Vitin e kaluar, kur ishim 10 kundër Lyon, vendosëm Mason si qendërsulmues dhe ai pati shumë probleme. Edhe Vermeeren, i cili kishte luajtur mirë në pjesën e parë, më u desh ta zëvendësoja për t'i dhënë pak më shumë peshë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll