Aktualitet

Nga takimi me Mbretin Charles III tek Starmer/ Rama publikon fotot nga samiti i Procesit të Berlinit në Londër: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve

Rama është takuar me Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Starmer edhe kancelarin gjerman Merz.

23 Tetor 2025, 08:00 Nga E. D
Nga takimi me Mbretin Charles III tek Starmer/ Rama publikon fotot nga samiti i
pamje nga takimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Procesit të Berlinit, i mbajtur dje në Londër. Në fotot që Rama ka shpërndarë në Facebook, shihen momentet e takimeve që kryeministri zhvilloi gjatë samitit, ku u trajtuan temat e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe perspektiva europiane e rajonit. Rama është takuar me Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Starmer edhe kancelarin gjerman Merz.

“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë,” ka shkruar Rama në postimin e tij./Dosja.al

 

edi rama

Sondazh

Poll