Aktualitet

Aksident i rëndë në Kukës/ ‘Benzi’ gjendet i shkatërruar, autori largohet nga vendngjarja (PAMJET)

Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit kalimtarë kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë. Siç raportohet mjeti është i shkatërruar në gjysmë si pasojë e një përplasjeje të fuqishme nga mbrapa.

23 Tetor 2025, 07:27 Nga E. D
Aksident i rëndë në Kukës/ ‘Benzi’ gjendet i
pamje nga vendngjarja

KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës. Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit kalimtarë kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë. Siç raportohet mjeti është i shkatërruar në gjysmë si pasojë e një përplasjeje të fuqishme nga mbrapa.

Mjeti tip “Benz”, me targa AA 428 CT, dyshohet se ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes. Gjithashtu mësohet se se nga goditja e fuqishme mjeti është zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.

Nërsa mjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të. Megjithatë ende nuk dihet nëse në momentin e përplasjes në automjetin e dëmtuar ka pasur persona brenda, përfshirë drejtuesin apo pasagjerë./Dosja.al

kukes aksident

Sondazh

Poll