Bota

Europa në ALARM/ Shpërthen gripi i shpendëve në disa shtete, mbi 60 mijë zogj do të theren për të parandaluar përhapjen  

Autoritetet holandeze do të therrin rreth 161,000 pula në një fermë shpendësh në pjesën qendrore-lindore të vendit.

22 Tetor 2025, 19:05 Nga E.d
Europa në ALARM/ Shpërthen gripi i shpendëve në disa shtete,
Foto ilustruse

HOLANDË- Europa është prekur nga një grip shpendësh, i cili ka prekur shtetet si Holanda, Belgjika dhe Sllovakia. Autoritetet holandeze do të therin rreth 161,000 pula në një fermë shpendësh në pjesën qendrore-lindore të vendit. Kjo pasi në këtë fermë u zbulua një shpërthim i gripit të shpendëve. Mediat e huaja shkruajnë se Belgjika ka urdhëruar që të gjithë zogjtë të qëndrojnë brenda zonave të izoluuara, për shkak të shpërthimi të gripit të shpendëve H5N1.

Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve raportoi, se 319 zogj kanë ngordhur nga gripi, ndërsa 67,110 të mbetur do të vriten. Një shpërthim i gripit të shpendëve është zbuluar edhe në Sllovaki, në një fermë pranë kufirit me Poloninë. Sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve 27 zogj kanë ngordhur, ndërsa 197 pula, rosa dhe pata të rritura do të theren.

Përhapja e gripit të shpendëve po shqetëson qeveritë evropiane dhe fermerët e shpendëve, pasi qindra mijëra zogj kanë ngordhur ose janë therur për arsye paraprake vitet e fundit. Kjo situatë ka prishur zinxhirin e furnizimit dhe ka rritur çmimet e ushqimeve./Dosja.al

belgjikë sllovaki holanda

Sondazh

Poll