Politike

VIDEO/ Tensione mes Ramës dhe Spajiç, Kryeministri ironizon homologun malazez për historinë dhe madhësinë e Malit të Zi

Gjatë këtij takimi, ku u diskutuan çështje të rëndësishme rajonale dhe politike, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri disa komente ironike që duket se shkaktuan tension me homologun e tij malazez, Milojko Spajiç.

22 Tetor 2025, 09:47 Nga I.A

VIDEO/ Tensione mes Ramës dhe Spajiç, Kryeministri ironizon

ANGLI- Përplasje verbale midis kryeministrave të Shqipërisë dhe Malit të Zi u panë gjatë një paneli të përbashkët të mbajtur në Chatham House të Londrës, një nga institutet më prestigjioze ndërkombëtare të analizave.

Gjatë këtij takimi, ku u diskutuan çështje të rëndësishme rajonale dhe politike, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri disa komente ironike që duket se shkaktuan tension me homologun e tij malazez, Milojko Spajiç.

Rama bëri shaka për madhësinë e Malit të Zi, duke aluduar lehtë me humor për territorin e vogël të këtij vendi, pas deklaratës së Spajiç i cili shprehu mospajtim me disa nga qëndrimet e Ramës. Ky moment duket se krijoi një atmosferë paksa të tensionuar në panel, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve./Dosja.al

edi rama milojko spajiç

Sondazh

Poll