Politike

Keir Starmer kundër Farage, 'krah' Ramës për çështjen e emigrantëve: Fyen Shqipërinë ndërkohë që duhej të bashkëpunojë

Në një prononcim për gazetën britanike The Sun, Starmer kritikoi disa figura politike që, sipas tij, “kanë hedhur fyerje ndaj vendeve si Shqipëria” në vend që të bashkëpunojnë për të zgjidhur krizën e emigracionit.

22 Tetor 2025, 15:12 Nga M.L
Keir Starmer kundër Farage, 'krah' Ramës për
Rama-Starmer

ANGLIKryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka dalë në mbrojtje të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në lidhje me çështjen e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britani. Në një prononcim për gazetën britanike The Sun, Starmer kritikoi disa figura politike që, sipas tij, “kanë hedhur fyerje ndaj vendeve si Shqipëria” në vend që të bashkëpunojnë për të zgjidhur krizën e emigracionit.

Komenti u interpretua si një sulm i tërthortë ndaj liderit të partisë Reform, Nigel Farage, i cili ka pasur përplasje të drejtpërdrejta me Edi Ramën në të kaluarën. Starmer theksoi se trafikantët e qenieve njerëzore kanë ndërtuar një “perandori kriminale” që shtrihet në të gjithë Evropën dhe kërkoi bashkëpunim ndërkombëtar për ta ndalur atë.

Ai u zotua të mbyllë atë që e përshkroi si “autostrada kriminale” që kalon përmes Ballkanit Perëndimor dhe që, sipas tij, “po e përmbyt Britaninë me emigrantë të paligjshëm”.

“Ekziston një autostradë kriminale që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor, duke i çuar emigrantët e paligjshëm direkt në Mbretërinë e Bashkuar. Detyra jonë është ta mbyllim dhe të shkatërrojmë bandat që e drejtojnë“, tha ai./ Dosja.al

keir starmer edi rama

Sondazh

Poll