Politike

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Berisha: Akoma nuk janë përcaktuar emrat, do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës

Në fund, Berisha tha se paketa e ndryshimeve zgjedhore duhet të jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës.

22 Tetor 2025, 13:31 Nga I.A
Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Berisha: Akoma nuk janë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar pozicionin e opozitës në lidhje me përfaqësimin në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ende nuk janë përcaktuar emrat e përfaqësuesve të opozitës në këtë komision, duke shtuar se do të mandatojnë përfaqësuesit përkatës vetëm pasi të jetë sqaruar platforma dhe mënyra e funksionimit të komisioneve parlamentare.

Në fund, Berisha tha se paketa e ndryshimeve zgjedhore duhet të jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës.

"Akoma nuk kemi. Do mandatohen, por tani për tani po bëhen diskutime paraprake në Komisionin e Ligjeve. Natyrisht po shqyrtohen rrethanat, kriteret dhe me radhë. Nuk ka akoma një ekip të mandatuar nga ne që ky do jetë për këtë reformë apo për atë reformë. Sapo të qartësohet çfarë platforme do zbatohet në punën e këtyre komisioneve, atëherë ne do marrim vendimet. Tani, nuk kam asnjë dijeni për përbërjet, për këtë që më thoni ju. Sepse fillimisht në një variant që më sollën mua ishte që Tom Doshin e kalonin në opozitë, e kalonin tek ne. Prit, se doli dje nga Skapi tani, a e ka ndryshuar apo jo, të shohim çfarë do thotë Toma vetë. Prandaj nuk mund të flas gjë. Për partitë e reja, ju siguroj se edhe jemi të hapur për ta, por pa asnjë diskutim që zëri i tyre do mbahet shumë parasysh.

Po, nuk kemi ne, për ne është e rëndësishme të ndjekim një rrjedhë të përbashkët me opozitën. Një mendim të përbashkët. Unë nuk kam asnjë paragjykim për asnjërën nga këto forca politike. Jo. Me to për Tiranën krijuam një koalicion të themi, një mbështetje. Për shembull, avantazhi që ka kandidati ynë nuk e ka pasur ndonjë kandidat ndonjëherë. Të gjitha forcat politike e mbështesin atë. Në një rast. Në rastin tjetër absolutisht edhe paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës. Ta them unë që këtu. Ne nuk kemi asnjë lloj, përkundrazi unë edhe në parlament ndjehem jo mirë kur shkojnë dhe u lënë atyre një kohë 2 minuta se nuk kanë grup, i diskriminojnë në shkallë ekstreme, pavarësisht se ata përfaqësojnë zgjedhësit e të tjerë me radhë. Unë nuk jam kurrë për këto gjëra. Po këta kanë frikë nga opozita dhe frikë nga zëri i opozitës. Po të kishin kërkuar që të kishin grup parlamentar, ne do ta konsideronim shumë seriozisht që edhe ata të kishin grupin e tyre parlamentar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll