Politike

Samiti i Procesit të Berlinit! Publikohet fotoja familjare pas takimit nga Londra, Rama dhe Kurti "pranë" njëri-tjetrit

Në përfundim të takimit, ku morën pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer, është realizuar fotoja zyrtare e samitit, e njohur ndryshe si “fotoja familjare”.

22 Tetor 2025, 17:24 Nga M.L
Samiti i Procesit të Berlinit! Publikohet fotoja familjare pas takimit nga
Fotoja familjare e udhëheqësve

LONDËR- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit, i mbajtur në Londër, ku janë mbledhur liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues të nivelit të lartë nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Gjermania. Në përfundim të takimit, ku morën pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer, është realizuar fotoja zyrtare e samitit, e njohur ndryshe si “fotoja familjare”.

Në këtë fotografi, Kryeministri Rama është vendosur në rreshtin e parë, pranë liderëve kryesorë të BE-së dhe nismës, ndërsa pas tij qëndron Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti./ Dosja.al

 

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll