Politike

"Rama ndryshoi termat e tenderit e aeroportit të Vlorës 4 ditë para mbylljes,"/ Berisha: Për këtë është paditur në SPAK nga një kompani e huaj

Sipas Berishës, Rama e ka skualifikuar këtë kompani, për të cilën ai shprehet se kishte paraqitur dokumenta të rregullta dhe të standarteve të larta, vetëm që ti jepte tenderin bashkëpunëtorëve të tij.

22 Tetor 2025, 13:18 Nga E.d
"Rama ndryshoi termat e tenderit e aeroportit të Vlorës 4
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka ndryshuar termat e tenderit e aeroportit të Vlorës 4 ditë para mbylljes. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se pikërisht për këtë gjë Rama është paditur në SPAK nga një kompani e huaj. Sipas Berishës, Rama e ka skualifikuar këtë kompani, për të cilën ai shprehet se kishte paraqitur dokumenta të rregullta dhe të standarteve të larta, vetëm që ti jepte tenderin bashkëpunëtorëve të tij.

Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati u shpreh se sipas tij, kjo kompani është përjashtuar mbi baza korruptive. Berisha shtoi kjo kompani prej dy vitesh ka paraqitur një padi në SPAK, kundër procedurës së ndjekur nga qeveria shqiptare, pasi e cilëson si të padrejtë.

"Aq sa pat për inceneratorët Altin Troplini, aq do të ketë dhe për aeroportin nga Ndini apo ndonjë tjetër. Sepse tani, prej 2 vitesh një kompani e huaj ka paraqitur padi në SPAK se është përjashtuar absolutisht mbi baza korruptive. Një kompani shumë serioze. Dhe ç’kanë bërë, si e kanë përjashtuar atë. Ajo është paraqitur me dokumente shumë të rregullta, të standardeve më të mira. Edi Rama dhe Lubia 4 ditë para se të mbyllet tenderi, kanë ndryshuar termat e tenderit, që nuk mund ta bësh kurrë. Vetëm e vetëm që të përjashtohej kompania e huaj e një vendi partner, dhe ti jepej tenderi atyre që kishin caktuar këta.

Një kompani turke që do të vinte vetëm si, patericë për të realizuar, por faktikisht ishte Pacolli. Natyrisht shumë të ngjashme. Edhe atje. Të themi atë që është, Arben Ahmeti e refuzoi 4-5 herë. Askush nuk e ka denoncuar më shumë se unë atë për korrupsion. Merrni ju që nga 2008 e deri më sot, por atë që ka, ka ai, nuk mund të ja mohosh tjetrit. Pavarësisht se një njëri i papërgjegjshëm, një mercenar i vërtetë i ligjit, një turp i drejtësisë dhe hetimit, Altin Troplini, merret direkt dhe u thotë shqiptarëve, por e arrestoj sepse gjeta pllaka në banjon e tij të paguara nga Klodian Zoto apo Mirel Mërtiri. A e morët vesh ju apo jo se, ku e katandisi Troplini djegësin 130 mln, tek pllakat e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Dhe për këtë Arben Ahmetaj që e kishte kundërshtuar 5 herë më shkrim djegësin e Tiranës, kishte mbrojtur interesin publik, e arreston sepse i dërgon këtë dokument, apo dokumente hoteli, seç kishte fjetur në një hotel, me një shpifës të paguar i dërgon në një lokal dokumentet Linda Rama në emër të të shoqit. Kjo është, këto nuk pranohen, nuk kanë moral," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll