Bota

Çfarë ndodhi jashtë Shtëpisë së Bardhë? Makina përplaset në portën e Shërbimit Sekret, arrestohet një person (VIDEO)

Sipas Shërbimit Sekret të SHBA-së (USSS), incidenti ndodhi pak pas orës 10:30 të mëngjesit në Uashington, D.C. Agjencia tha në një postim në platformën e saj X, personi u arrestua dhe automjeti u ekzaminua dhe u konsiderua i sigurt.

22 Tetor 2025, 10:46 Nga E. D
Çfarë ndodhi jashtë Shtëpisë së Bardhë?
pamje nga vendngjarja

SHBA- Një incident ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë. Mësohet se një burrë përplasi makinën e tij në portën hyrëse të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të martën në mbrëmje. Sipas Shërbimit Sekret të SHBA-së (USSS), incidenti ndodhi pak pas orës 10:30 të mëngjesit në Uashington, D.C. Agjencia tha në një postim në platformën e saj X, personi u arrestua dhe automjeti u ekzaminua dhe u konsiderua i sigurt.

Sipas raporton New York Times, Presidenti Donald Trump ndodhej brenda Shtëpisë së Bardhë në kohën e incidentit. Megjoithatë autoritetet nuk dhanë informacione të mëtejshme rreth identitetit të shoferit apo motiveve të mundshme. As Shtëpia e Bardhë dhe as Shërbimi Sekret nuk iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me këtë çështje./Dosja.al

shba shtepia ebardhe donald trump

Sondazh

Poll